Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata thirrje deputetëve: Çdo pengesë ose mungesë bashkëpunimi bie ndesh me frymën e Kushtetutës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/10/2025
in Lajme
0
LDK i reagon Kurtit për deklaratën: Kush e rrezikon miqësinë me SHBA, rrezikon ekzistencën e vetë shtetit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në aktvendimin e plotë të publikuar sot, Gjykata thekson se çdo pengesë apo mungesë bashkëpunimi në zbatimin e detyrimeve dhe autorizimeve kushtetuese bie ndesh me frymën e Kushtetutës.

“Gjykata përsërit se, përderisa funksionimi demokratik i institucioneve shtetërore është përgjegjësi parësore e secilit person të cilit i janë dhënë autorizime publike, të gjitha veprimet e ndërmarra nga personat që ushtrojnë fuqi apo autoritet publik duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj. Këto veprime duhet të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve me interes publik për shtetin, duke mundësuar zhvillimin dhe jetësimin e vlerave e parimeve mbi të cilat është ndërtuar ai”, thuhet në aktvendim.

Gjykata thekson më tej se:

“Çdo pengesë ose mungesë bashkëpunimi në përmbushjen e detyrimeve dhe autorizimeve kushtetuese është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës (shih rastin KO72/20, parashtrues Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë, ‘Vlerësim i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës nr. 24/2020, i 30 prillit 2020’, paragrafët 476–478, si dhe rastet KO193/25 dhe KO196/25, të cituara më lart, paragrafi 107)”.

Related

Previous Post

Kosova merr dronët luftarakë “Skydagger” tre muaj përpara afatit

Next Post

Një “krizë e re në Karaibe” po fillon?

Next Post
Një “krizë e re në Karaibe” po fillon?

Një “krizë e re në Karaibe” po fillon?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.