Sipas burimeve të Qendra.info, Glauk Konjufca, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), pritet të jetë kandidati i kësaj partie për President të Kosovës.
Burimet bëjnë të ditur se emri i Konjufcës po diskutohet brenda strukturave të larta të partisë dhe se vendimi për kandidaturën mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Vetëvendosje synon të sigurojë mbështetjen e nevojshme parlamentare për ta çuar përpara procesin e zgjedhjes së presidentit, i cili kërkon fillimisht 30 nënshkrime deputetësh për thirrjen e seancës dhe më pas votat e mjaftueshme në Kuvend.
Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga LVV për kandidaturën, ndërsa partitë tjera parlamentare kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë çdo emër që propozohet në kuadër të konsultimeve politike.
Procesi i zgjedhjes së presidentit mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme politike në vend në këtë periudhë./Qendra.INFO

