Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Glauk Konjufcës, gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat Plus.
Shala tha se nuk e sheh të arsyeshme ta komentojë Konjufcën, duke e cilësuar atë si “referencë fiktive” dhe duke shtuar se “nuk ka mendim të vetin”.
“Glaukun s’e komentoj. Është referencë fiktive, nuk ka mendim të vetin”, u shpreh Shala gjatë debatit televiziv.
Sipas tij, deklaratat e përfaqësuesve të Vetëvendosjes nuk pasqyrojnë qëndrime të pavarura politike, por janë të diktuara nga qendra e partisë.
Debati mes përfaqësuesve të LDK-së dhe Vetëvendosjes u ashpërsua, teksa Shala kritikoi mënyrën se si, sipas tij, VV po e trajton diskursin politik dhe institucionet në vend./Qendra.INFO

