Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lifestyle

Gratë që pijnë shumë alkool, 50% më të rrezikuara për shtatzëni të padëshiruar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/07/2025
in Lifestyle
0
Gratë që pijnë shumë alkool, 50% më të rrezikuara për shtatzëni të padëshiruar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Addiction ka nxjerrë në pah një lidhje të fortë mes konsumit të lartë të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për shtatzëni të padëshiruar tek gratë.

Sipas të dhënave të studimit, gratë që pijnë sasi të mëdha alkooli kanë 50% më shumë gjasa të mbeten shtatzëna pa dëshirë, në krahasim me ato që pijnë pak ose nuk pijnë fare.

Nga një kampion prej 936 grash që nuk kishin synim të mbeteshin shtatzënë, 71 prej tyre u bënë me fëmijë brenda një viti – dhe mbi gjysma e këtyre grave ishin përdoruese të rënda të alkoolit, raporton MedicalXpress, përcjell Gazeta Shneta.

Në të kundërt, përdorimi i kanabisit nuk u gjet të kishte ndikim domethënës në rrezikun për shtatzëni të padëshiruar, sipas të njëjtit studim.

Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se këto gjetje nënvizojnë nevojën për ndërhyrje dhe mbështetje më të madhe për gratë që pijnë alkool në nivele të larta – jo vetëm për të shmangur shtatzënitë e paqëllimshme, por edhe për të parandaluar dëmet që alkooli mund të shkaktojë në rast të një shtatzënie të papritur.

Ata rekomandojnë që gratë në moshë riprodhuese të informohen më mirë për rreziqet dhe të kenë qasje më të lehtë në mjetet për planifikim familjar dhe këshillim për abuzimin me alkoolin.

Related

Previous Post

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Next Post

Joga prenatale – Sekreti për një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të qetë

Next Post
Joga prenatale – Sekreti për një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të qetë

Joga prenatale – Sekreti për një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të qetë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.