Një trup i karbonizuar i gjetur brenda një veture të djegur në Skourta të Viotias në Greqi dyshohet se i përket një shtetasi shqiptar që raportonte prej ditësh si i zhdukur. Mjeku ligjor ka identifikuar një objekt metalik, i ngjashëm me plumb, brenda trupit të viktimës, duke ngritur dyshime serioze se ai është qëlluar para se të digjej.
Trupi u gjet i prangosur brenda një automjeti të vjedhur, i cili kishte targa të falsifikuara. Vetura dyshohet se është djegur 2 deri në 3 ditë para se të zbulohej nga një gjuetar që njoftoi policinë.
Autoritetet kanë marrë mostër ADN-je nga një familjar i një punëtori ndërtimi nga Shqipëria, i cili raportohet i zhdukur, për të konfirmuar identitetin.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa pista kryesore është ajo e vrasjes me ekzekutim.

