Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hakerët iranian sulmojnë faqen e Bashkisë Tiranë

“Homeland Justice” thotë se ka sulmuar kibernetikisht faqen dhe se aktualisht është jashtë funksionit

Valon Arifi by Valon Arifi
20/06/2025
in Lajme
0
Hakerët iranian sulmojnë faqen e Bashkisë Tiranë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hakerët iranianë kanë marrë përsipër një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në Telegram, “Homeland Justice” thotë se ka sulmuar kibernetikisht faqen dhe se aktualisht është jashtë funksionit.

Në mesazhin e ndarë, “Homeland Justice” grupi shkruan se “të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre”.

“Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët”.

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas sulmit kibernetik, ndërsa në një tjetër mesazh thonë se e kanë paralajmëruar Shqipërinë që të “dëbojnë terroristët e MEK-ut”.

“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëbonit terroristët e MEK-ut nga toka shqiptare. Por ju i njohët ata si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si dokumente identiteti dhe pasaporta të falsifikuara. Situata aktuale është shkaktuar nga drejtuesit e qeverisë shqiptare. Përshëndetuni me ndërprerjen e shërbimeve të qytetit dhe trafikut. Marrëveshja jonë me ju do të vazhdojë”, shkruajnë në Telegram.

Related

Previous Post

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, pret në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi

Next Post

Naim Murseli shtatë ditë në psikiatri – po vlerësohet gjendja mendore

Next Post
Naim Murseli shtatë ditë në psikiatri – po vlerësohet gjendja mendore

Naim Murseli shtatë ditë në psikiatri – po vlerësohet gjendja mendore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.