Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hakmarrje në Kuvend: Selimi kundër Gërvallës, e quajti “kokë e krimit” bashkëshortin e saj

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/08/2025
in Category
0
Hakmarrje në Kuvend: Selimi kundër Gërvallës, e quajti “kokë e krimit” bashkëshortin e saj
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin e Kosovës sot është regjistruar një prej skenave më të pazakonta politike: deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, refuzoi ta votojë Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, ndonëse propozimi erdhi nga vetë partia e saj!
Ky veprim i papritur i Selimit shihet si “hakmarrje e heshtur” për fjalët e rënda që Donika Gërvalla kishte thënë në të kaluarën kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.
Në vitin 2020, Gërvalla publikisht e kishte sulmuar rëndë Selimin, duke e quajtur figurë të diskredituar dhe duke e përmendur si të dyshuar në Hagë. Në një postim të ashpër në Facebook, ajo shkruante:
“Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës.”
Në një tjetër reagim, Gërvalla shprehej edhe më troç:
“Sa gjërditshem me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Faketi më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit.”
Këto deklarata duket se nuk janë harruar nga familja Selimi. E sot, kur Gërvalla duhej të siguronte mbështetje brenda partisë për një nga postet më të rëndësishme të shtetit, gruaja e Selimit i ktheu shpinën, duke i dhënë një goditje të fortë.
Ky akt i bujshëm ka hapur një përçarje të re brenda Vetëvendosjes, duke treguar se plagët e së kaluarës nuk janë mbyllur dhe se përplasjet e brendshme mund të shpërthejnë në çdo moment.

Related

Previous Post

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e voton Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit

Next Post

Prishtina nis projektin për ujë dhe ajër të pastër, investim për shëndetin dhe të ardhmen e qytetarëve

Next Post
Prishtina nis projektin për ujë dhe ajër të pastër, investim për shëndetin dhe të ardhmen e qytetarëve

Prishtina nis projektin për ujë dhe ajër të pastër, investim për shëndetin dhe të ardhmen e qytetarëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.