Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamasi: Marrëveshja e armëpushimit garanton fundin e luftës në Gaza

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/10/2025
in Lajme
0
Hamasi: Marrëveshja e armëpushimit garanton fundin e luftës në Gaza
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Hazem Qassem, ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Izraelin për armëpushim “shënon fillimin e fundit të luftës brutale kundër Rripit të Gazës”.

Në një prononcim për CNN, Qassem tha se marrëveshja përfshin garanci që lufta nuk do të rikthehet pas përfundimit të procesit të shkëmbimit të të burgosurve. Ai theksoi se edhe presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë garanci publike për këtë.

“Hamasi vlerëson përpjekjet e administratës amerikane dhe të presidentit Trump. Ai ishte i vendosur për t’i dhënë fund luftës dhe ne i bëjmë thirrje të vazhdojë të ushtrojë presion mbi pushtimin për zbatimin e plotë të marrëveshjes,” tha Qassem.

Sipas tij, marrëveshja përfshin “rregullime në hartë” për të mundësuar një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite, me qëllim që të zhvillohet një operacion i plotë shkëmbimi për të gjithë të burgosurit, përfshirë edhe trupat e të vdekurve.

Megjithatë, Hamasi pretendon se Izraeli po kundërshton listën e 250 të burgosurve palestinezë të planifikuar për lirim në fazën e parë të marrëveshjes. “Pushtimi po përpiqet të manipulojë listën e të burgosurve që rezistenca e ka dorëzuar,” shtoi Qassem, duke bërë thirrje për presion ndërkombëtar në mënyrë që marrëveshja të zbatohet plotësisht.

Related

Previous Post

Nis seanca fillestare ndaj Simiqit dhe Vukasinoviqit

Next Post

KDI u bën thirrje deputetëve: Zgjidhni nënkryetarin serb dhe përfundoni konstituimin e Kuvendit

Next Post
KDI u bën thirrje deputetëve: Zgjidhni nënkryetarin serb dhe përfundoni konstituimin e Kuvendit

KDI u bën thirrje deputetëve: Zgjidhni nënkryetarin serb dhe përfundoni konstituimin e Kuvendit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.