Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj: Gjendja pas reshjeve është tejet shqetësuese, kërkohet reagim urgjent institucional

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/01/2026
in Lajme
0
Haradinaj: Gjendja pas reshjeve është tejet shqetësuese, kërkohet reagim urgjent institucional
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka theksuar se gjendja është tejet shqetësuese, duke bërë të ditur se në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të rrisin përpjekjet dhe veprimet për përballimin e situatës.

Ai po ashtu ka njoftuar se ka kontaktuar me kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së për t’u informuar rreth masave që po ndërmerren nga pushteti lokal.

“Është urgjencë kombëtare që institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për përballimin e kësaj gjendjeje”, ka theksuar Haradinaj.

Related

Previous Post

Këshilltari i Bislimit e pranon që Zvicra organizon takime mes politikanëve- A u takuan fshehurazi me Gjuriqin?

Next Post

Familja kosovare me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Next Post
Familja kosovare me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Familja kosovare me tre fëmijë janë bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.