Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e bërë atë përgjegjës për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndaluar bashkëpunimin strategjik me Kosovën. Haradinaj paralajmëroi rreziqe të mëdha për vendin, si aktuale ashtu edhe në të ardhmen.
“Fajtor për izolimin e Kosovës dhe për pasojat që po i shkaktohen vendit është zoti Kurti, i cili po ushtron detyrën në mënyrë kundraligjore,” deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se problemet që po kalon Kosova nuk duhet të mohohen apo neglizhohen, por nuk duhet të humbet as besimi për të ecur përpara. Sipas tij, rreziqet janë të shumta dhe burojnë nga sjellja politike e Kurtit.
“Amerika nuk e ka ndaluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të sjelljes së Kurtit ndaj një subjekti të caktuar, pasi SHBA-ja ka sjellë siguri në Kosovë. Por duket qartë se situatat që do të kalojmë do të shfrytëzohen nga kundërshtarët tanë, si Serbia,” tha Haradinaj për Euronews Albania.