Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ende po vazhdon të sillet si ministri e Drejtësisë.
Ndonëse këtë post ia ka lënë Donika Gërvallës, Haxhi edhe sot është marrë me Keshillin Prokurorial.
Përmes një postimin në Facebook, ajo ka mirëpritur mbledhjen e sotme të këtij këshilli ku është zgjedhur kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi.
“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës. Është inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë. I uroj suksese dhe punë të mbarë përbërjes së re të Këshillit Prokurorial, me besimin se angazhimi dhe vendimmarrja e tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe në një sistem drejtësie më të besueshëm për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ajo.

