Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hekuran Murati sulmon Gjykatën Kushtetuese: “Vegël e PDK-së, vendimet ndryshojnë sipas partisë në pushtet”

Valon Arifi by Valon Arifi
08/08/2025
in Lajme
0
Hekuran Murati sulmon Gjykatën Kushtetuese: “Vegël e PDK-së, vendimet ndryshojnë sipas partisë në pushtet”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin rreth konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar këtë institucion se po vepron sipas interesave të partive të caktuara dhe jo në bazë të Kushtetutës.

Në një postim në Facebook, Murati kujtoi se në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese, sipas tij, u bë “vegël e PDK-së” për ta mbajtur këtë parti në pushtet. Ai tha se atëkohë u vendos që:

Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në, dhe nëse kjo nuk ishte pjesë e qeverisë, vendi duhej të shkonte në zgjedhje.

Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, po ashtu PDK-së, dhe deputetët duhej ta realizonin këtë, pavarësisht formës së votimit.

Murati shtoi se në vitin 2020, Kushtetuesja ndryshoi qëndrim për pikën e parë, duke i dhënë të drejtë Presidentit të mandatonte një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve brenda, vetëm sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, në vitin 2025 ndodhi një kthesë e re, kësaj here për pikën e dytë. “Tash thonë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm dhe madje vendosin kufizim në vetëm 3 tentativa, sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ai.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por në atë se cila parti është në pyetje. Ky nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër atë që nuk ua dha populli me votë,” theksoi Murati.

Ai kujtoi se një përpjekje e ngjashme u bë edhe në vitin 2020, por populli, sipas tij, ua dha përgjigjen më 14 shkurt 2021. “Po dëshirojnë ta provojnë përsëri më 2025, dhe përsëri populli do t’ua japë përgjigjen,” përfundoi ai.

Related

Previous Post

Vendndodhja jote live në Instagram? Ja si funksionon dhe si ta kontrollosh

Next Post

Avokati i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses më shumë sesa fitore juridike, mbrojtje e rendit parlamentar dhe kushtetues

Next Post
Avokati i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses më shumë sesa fitore juridike, mbrojtje e rendit parlamentar dhe kushtetues

Avokati i PDK-së: Vendimi i Kushtetueses më shumë sesa fitore juridike, mbrojtje e rendit parlamentar dhe kushtetues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.