Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hetimi për skandalin e BKS-së zgjerohet: Në fokus edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/01/2026
in Lajme
0
Hetimi për skandalin e BKS-së zgjerohet: Në fokus edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi penal për skandalin financiar të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej, duke përfshirë edhe pronarin e kompanisë “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të afërta me hetimin, emri i Rusinovcit figuron në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shërbyer si bazë ligjore për bastisje, kontrolle dhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti. Hetimi po konsiderohet si një nga skandalet më të rënda financiare në vend.

Roli i tij në hetim

Burimet bëjnë të ditur se Azem Rusinovci po hetohet në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik “Reforma SH.P.K.”, nën dyshimet për keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje, si dhe veprimtari penale në vazhdimësi, të ndërlidhura drejtpërdrejt me rastin e BKS-së.

Ndërlidhjet mes BKS-së dhe “Reforma SH.P.K.”

Hetimet kanë nxjerrë dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes BKS-së dhe kompanisë “Reforma SH.P.K.”. Kjo kompani është e njohur për veprimtarinë e saj në shitblerjen e veturave, shitjen dhe servisin e autorizuar për marka si VW dhe Audi, si dhe për riparimin e veturave pas aksidenteve.

Pikërisht këto veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën shqyrtimin e hetuesve.

Hetimi në vazhdim

Sipas burimeve, hetimi ndodhet ende në fazë aktive dhe nuk përjashtohet zgjerimi i listës së personave nën hetim, ndërmarrja e masave të tjera procedurale, si dhe veprime shtesë nga ana e Prokurorisë në ditët në vijim.

Qendra.info do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related

Previous Post

Qalaj: Zgjedhjet i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën

Next Post

Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

Next Post
Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.