Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoxhaj: Beogradi, satelit i Rusisë në Ballkan – Kosova duhet të mbetet në boshtin euroatlantik

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/10/2025
in Lajme
0
Hoxhaj: Beogradi, satelit i Rusisë në Ballkan – Kosova duhet të mbetet në boshtin euroatlantik
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 5 Tetor 2025 – Në 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar pasojat e asaj periudhe dhe ka ngritur shqetësime për qasjen aktuale të Serbisë ndaj historisë dhe rendit ndërkombëtar.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se përkundër rrëzimit të Millosheviqit, Serbia nuk është përballur kurrë me të kaluarën e saj dhe sot vazhdon ta glorifikojë atë periudhë, duke u udhëhequr ende nga figura të lidhura me atë regjim.

“Sot shënohen 25 vjet nga rrëzimi i regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, regjim që shkaktoi luftëra, gjenocid dhe shkatërrim në gjithë Ballkanin. Fundi i tij hapi një kapitull të ri për rajonin, por plagët që la pas ende nuk janë shëruar,” ka shkruar Hoxhaj.

Ai akuzoi Serbinë për përpjekje për të rikthyer ndikimin e saj përmes lidhjeve me Rusinë dhe për të sfiduar rendin euroatlantik në Ballkan.

“Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik,” ka shtuar ai.

Sipas tij, përgjigjja e Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve duhet të jetë e qartë: forcimi i institucioneve, sigurisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe ruajtja e kursit perëndimor.

“Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor. Partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar,” ka përfunduar Hoxhaj.

Related

Previous Post

Plagoset një person në Prishtinë

Next Post

Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Shenjat e Zodiakut

Next Post
Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Shenjat e Zodiakut

Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Shenjat e Zodiakut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.