Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ShBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të “ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë” pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.
Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha ai, Rusia “shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s”, shkruan Skynews.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje të tillë të rrezikshme”, vijoi ai.
Ai shton: “Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore. Dhe i bëj thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund asaj lufte”./Periskopi/