Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në rrugën “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Reporteri.net se i dyshuari ndodhet në arrati, dhe se i njëjti është i njohur për Policinë.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati”, tha Hashani.
“Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani për Reporteri.net.