Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IHMK-ja paraqet gjendjen e lumenjve pas reshjeve, tregon ku është situata më e rënduar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/01/2026
in Lajme
0
IHMK-ja paraqet gjendjen e lumenjve pas reshjeve, tregon ku është situata më e rënduar
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raportin për nivelin e ujit në lumenjtë e Kosovës pas reshjeve të fundit të cilat shkaktuan vërshime në disa komuna të Kosovës.

Në raportin e IHMK-së, bëhet e ditur se nga e hëna në të martën në Kosovë kanë rënë mesatarisht 43mm reshje në një metër katror.

Ndërkaq sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore më së shumti ka arritur në Drinin e Bardhë me 76.2mm, Ibri 27.8mm, Morava e Binçës 19.9mm dhe Lepenci 47.9mm.

Sipas IHMK-së, shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesën Perëndimore dhe qendrore të vendit, gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

“Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Bistria e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi Istogut. Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin problem”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të IHMK-së edhe këto ditë priten reshje shiu në vend.

Related

Previous Post

Studentet paralajmërojnë konkretizimin e lëvizjes dhe hyrjen në garë me listën e tyre për të sfiduar pushtetin e Vuçiqit.

Next Post

Ekspertja gjermane: Moszgjedhja e presidentit do të ishte fatale për Kosovën, duhet kandidat kompromisi me opozitën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.