Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Instituti për Studime të Luftës: Ushtria po i shkakton Rusisë probleme të mëdha financiare

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
03/11/2022
in Ballina
0
Instituti për Studime të Luftës: Ushtria po i shkakton Rusisë probleme të mëdha financiare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpjekjet për ngritje ushtarake të Rusisë të kombinuara me sanksionet perëndimore, kanë efekte negative afatgjata në ekonominë ruse, shkruan Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në analizën e re ditore, duke shtuar se kjo është pikërisht ajo që kishte parashikuar më parë.

ISW thekson se ekspertët financiare i kanë thënë Reuters se Kremlini do të përballet me një deficit buxhetor, që do t’i “shterë rezervat e Moskës në nivelin më të ulët në vite”, për shkak të reduktimeve të parashikuara në të ardhurat e energjisë, si dhe sanksioneve dhe kostos së mobilizimit rus, transmeton Telegrafi.

Një ekspert financiar parashikoi se pagesat për rusët e mobilizuar, duke përfshirë përfitimet sociale, mund t’i kushtojnë Kremlinit midis 900 miliard rubla dhe tre trilionë (midis 14.6 dhe 32.2 miliardë dollarë) gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Kjo shifër nuk përfshin pagesat për ushtarët e tjerë si BARS (rezervistë), batalionet vullnetare dhe detyrimin afatgjatë për të paguar ushtarët me kontratë, vullnetarët dhe specialistët joushtarakë që janë zhvendosur në territoret e pushtuara, si dhe mercenarët që luftojnë për Rusinë.

 

ISË vlerësoi më parë se një batalion vullnetare prej 400 ushtarësh, i kushton Rusisë të paktën 1.2 milion dollarë në muaj, duke përjashtuar bonuset e rekrutimit dhe pagesat speciale për arritjet ushtarake.

Kremlini vazhdon të mbështetet shumë në stimujt financiarë për rusët për të luftuar në Ukrainë, gjë që ka të ngjarë të vazhdojë të rëndojë ekonominë ruse për dekada, shkruan ndër tjera Instituti për Studimin e Luftës.

Zyrtarët rusë premtuan paga për vullnetarët dhe burrat e mobilizuar, që ishin më shumë se dyfishi i pagës mesatare të civilëve rusë para dhe gjashtë pushtimit rus të Ukrainës.

Kremlini është përpjekur të transferojë një pjesë të shpenzime ushtarake tek entitetet federale të Rusisë, por ka të ngjarë që së shpejti duhet të arrijë më shumë në buxhetin federal.

Kremlini sipas ISW-së, tashmë po përballet me sfida në dhënien e kompensimit të premtuar dhe sfidat që po rrisin tensionet sociale brenda shoqërisë ruse.

Related

Previous Post

Koreja e Veriut lëshon raketën e shtatë për këtë vit, alarm në Japoni

Next Post

Sa është i qëndrueshëm Google Pixel 7 Pro?

Next Post
Sa është i qëndrueshëm Google Pixel 7 Pro?

Sa është i qëndrueshëm Google Pixel 7 Pro?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.