Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Investimet në kriptomonedhë, qytetarët humbje milionëshe dhe zhytje në borxhe

Ethet e kriptove, të cilat dy-tre vitet e fundit përfshinë një pjesë të madhe të qytetarëve në Kosovën dhe shumicën e vendeve të botës, për momenti janë ndaluar pas humbjeve milionëshe nga ana e qytetarëve, një pjesë prej të cilëve kanë marrë edhe borxhe, rrjedhojë kjo e rënies së vlerës së kriptomonedhave si Bitcoin, Etherium apo monedha të tjera, rënie kjo e parë pasi disa vjet këto kriptovaluta njohën vetëm rritje.

rinor_post by rinor_post
15/11/2022
in Category
0
Njihuni me njeriun që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 10 nëntor- L. Beqiri nga Prishtina ju ka së paku 100 mijë euro borxh bankave dhe miqve të tij, para të cilat i huazoi për të investuar në kriptovaluta, një fenomen ky që pati përhapje masive vitin e kaluar dhe më herët.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së tyre, qoftë përmes blerjes direkt apo prodhimit të tyre në vend, nuk la të ri dhe qytetarë në moshë të mesme pa folur, menduar apo për të investuar nëse patën para për të kryer një veprim të tillë, shpeshherë duke marrë edhe borxhe.

‘ Nga ky moment kur e kujtojë veprim tim për të blerë kriptovaluta, duke huazuar para normalisht që mendojë se ishte një gabim. Gjithsesi shpresa nuk ka humbur pasi kriptovalutat ende i posedojë dhe po presim që vlera e tyre t’iu rritet sërish’, thotë Beqiri për qendra.info.

Ai ka blerë bitcoin kur vlera e tyre ishte 43 mijë euro dhe pas kësaj kjo monedhë u rrit mbi 60 mijë dhe kishte pritje që ajo të vazhdonte por papritmas ra nën 20 mijë dollarë.

‘ Gjithsesi do të rritet pavarësisht parashikimeve se së paku 1 vit do të qëndrojë në këtë nivel. Nuk kemi llogari pasi do humbisni shumë para’, thotë ai duke shtuar se njeh plot shokë dhe njerëz tjerë që kanë humbur shumë para me çmimet që janë tani.

Për qendra.info ai e pranon se ka probleme me njerëzit që i dhanë borxhe, por shpreson në ditët e mira për kriptomonedhat.

Asnjë institucion në Kosovë nuk ka shifra se sa para mund të kenë humbur qytetarët e Kosovës në investime në kriptomonedhë pasi qarkullimi i tyre nuk është kryer nëpër sistemin bankar.

Gjithsesi tek tregu në Prishtinë, ku operojnë dyqanet që shkëmbejnë valuta të huaja, në shumicën prej tyre shkëmbehen dhe kripomonedhat.

“ Ka rënie të madhe të qarkullimit nga periudha para rënies normalisht. Qytetarët mund të them se kanë humbur mjaft nga rënia por nuk mund të them sa. Para se të binte vlera e tyre kishim normalisht nga 2 deri në 3 bitcoin njerëzit vinin dhe shkëmbenin. Tani mezi 1 të tillë e kryejmë gjatë ditës ose mund të ndodhë asnjë shkëmbim”, tregon njeri prej pronarëve të excoins, tek tregu i madh i Prishtinës.

Ai thotë se shkëmbejnë kriptomonedhat me çmimet zyrtare në bursë.

Related

Previous Post

How couples can solve lighting disagreements for good

Next Post

Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në tejkalimin e krizës energjetike

Next Post
Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në tejkalimin e krizës energjetike

Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në tejkalimin e krizës energjetike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.