Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Irani po përgatitet të sulmojë bazat amerikane

Irani po përgatitet për sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në rast se Washingtoni bashkohet me Izraelin në fushatën kundër objekteve bërthamore iraniane, kanë thënë zyrtarë iranianë për New York Times, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Valon Arifi by Valon Arifi
18/06/2025
in Lajme
0
Irani po përgatitet të sulmojë bazat amerikane
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas dy zyrtarëve të lartë në Teheran, sulmet fillestare do të shënjestrojnë forcat amerikane në Irak, ndërsa më pas do të shtrihen në vendet e tjera arabe që strehojnë baza amerikane.

Këto paralajmërime vijnë në kohën kur presidenti Donald Trump po shqyrton mbështetjen për një sulm izraelit ndaj objektit bërthamor iranian të nëndheshëm në Fordow – një vend që deri tani ka shpëtuar pa u dëmtuar.

Zyrtarët iranianë gjithashtu kanë sinjalizuar se Irani mund të minojë Ngushticën e Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë – gjë që mund të shkaktojë ndërprerje të qarkullimit detar dhe rritje të çmimeve globale të energjisë.

Po ashtu, pritet që rebelët Houthi, të armatosur nga Irani, të rifillojnë sulmet me raketa ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Ndërkohë, avionë transportues ushtarakë amerikanë janë vërejtur duke kaluar përmes Atlantikut, duke sinjalizuar intensifikim të operacioneve logjistike nga ana e SHBA-së.

Related

Previous Post

Forum Rajonal për Zonat e Mbrojtura në Tetovë: Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës

Next Post

Merz: Irani është një regjim terrori, do të ishte mirë nëse i vjen fundi regjimit të mullahëve

Next Post
Merz: Irani është një regjim terrori, do të ishte mirë nëse i vjen fundi regjimit të mullahëve

Merz: Irani është një regjim terrori, do të ishte mirë nëse i vjen fundi regjimit të mullahëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.