Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Kulturë

Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor

21 tetor 2025 | Qendra.info

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/10/2025
in Kulturë
0
Ish-burgu i Spaçit, shndërrohet në hapësirë kujtese dhe dialogu ndërbrezor
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-burgu famëkeq i Spaçit është shndërruar këtë fundjavë në një hapësirë reflektimi, kujtese dhe dialogu ndërbrezor, përmes aktivitetit kulturor “Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime”, organizuar nga “Tek Bunkeri” në kuadër të projektit “Shpirtërim”.

Ky aktivitet mblodhi qindra pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, duke sjellë një qasje të re ndaj historisë së dhimbshme të vendit, përmes artit, dëshmive personale dhe ndërveprimit ndërmjet brezave.

Ekspozita “Maskat që zbulojnë” prezantoi portrete të ish-të burgosurve politikë dhe ish-punonjësve të burgut, të shoqëruara me dëshmi audio që pasqyronin përjetime autentike dhe emocionale, duke tejkaluar narrativat tradicionale mbi diktaturën.

Gjatë ngjarjes u prezantua edhe libri “Terrene – Tetë Vështrime mbi Spaçin”, një botim që kontribuon në dokumentimin dhe kuptimin më të thellë të së kaluarës, duke nxitur dialog shoqëror mbi kujtesën dhe lirinë.

Në program u përfshi edhe filmi i animuar “Antimuzeu”, që eksploron idenë e lirisë dhe ëndrrave të ndaluara përmes një gjuhe simbolike e artistike.

Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte Biblioteka Njerëzore, një platformë unike ndërveprimi ku të rinjtë patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime të drejtpërdrejta nga ata që kanë përjetuar burgun e Spaçit.

Ky projekt u realizua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen e programit të granteve EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS.

Qëllimi i iniciativës është të nderojë kujtesën e të shkuarës, duke nxitur një reflektim të shëndetshëm shoqëror dhe ndërtimin e një kulture dialogu mbi historinë dhe lirinë në Shqipëri.

/Qendra.info/

Related

Previous Post

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Next Post

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Next Post
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.