Ish-drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar pas Emaileve që dolën e ku shihet se Jeta Xharra po synon rikthimin në RTK, pa konkurs.
Kastrati ka folur për një skenar-pazar.
Postimi:
Paramendojeni deri ku mund të shkojë ligësia dhe hipokrizia e njerezve ! Vendosin ta rikthejnë Jetën Xharrën në RTK dhe, për ta mbuluar këtë pazar, shpikin një “temë” – hajde të flasim pse ajo është larguar nga RTK! Si funksionon skenari? Diten e Diele, Jeta, pas orës 17:00, e fut në lojë një gazetar për t’më dërguar disa pyetje, me shpresë që unë të mos i kthej. Pastaj ajo ti përdor si t’i leverdisë, për ta sajuar narrativën e vet. Një manipulim i ulët, që vetëm e nxjerr zbuluar sa poshtë janë gati të bien për ta arsyetuar një vendim.
P.S. Në një prej takimeve tona, Jeta më kishte propozuar idenë për sekonda marketingu. E pyeta : “Si mendon të bësh emisione pa para, kur ne te kaluaren ke marrë 28.000 euro për një muaj, e tani do t’i mbulosh me marketing?” Dyshimet e mia për misionin e saj dhe të organizatës që e drejton kanë qenë të forta prej kohësh — aq më tepër kur e di se baza e saj është në nje vend armiqesor per vendin tonë!
Për msit që i ka dërgu ju them me vonë!