Duke folur për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Mihajlovic tha se ai është nxënës i mirë i presidentit serb.
“Ai është një djalë i ri i padëgjueshëm, si duket studenti më i mirë në rajon i presidentit serb Aleksandar Vucic. Ai po bën gjithçka të fitojë zgjedhje. E ndërtoi tërë fushatën e tij zgjedhore kryesisht mbi represionin policor ndaj serbëve ne veri të Kosovës. Kjo u pëlqye nga një pjesë e votuesve të tij. Pastaj, ai dëshiroi t’ia tregojë Perëndimit fuqinë e tij”, tha gazetari serb për RTV SLO.
Kur u pyet për pezullimin e dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën dhe fillimin e një politike të tillë me Serbinë, Mihajlovic tha se këto s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Ai tha se dyshja Kurti-Vucic do të koordinohen mirë.
Kurti dhe Vucic kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në heshtje. Ata e komplimentojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Pres që mediat e Vucic ta ndihmojnë Albin Kurtin, duke njoftuar se Kurti po përgatitet për një sulm ndaj Serbisë. Votuesi mesatar kosovar do të mendojë: “Ah, po fillojmë një konflikt me Serbinë, po pse të mërzitemi për Amerikën?” Këto lajme do ta shtyjnë pezullimin e dialogut strategjik në prapavijë”, tha Mihajlovic më tej.
SHBA-ja e pezulloi dialogun strategjik me Kosovën pikërisht për shkak të veprimeve të Kurtit, në veçanti pas sulmeve të ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese për shkak të Listës Serbe. SHBA-ja u shpreh e zhgënjyer me kryeministrin në detyrë, teksa nuk përjashtohet mundësia e sanksioneve të ardhshme./Periskopi/