Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ish-hetuesja e Hagës që ndoqi Millosheviqin, Nevenka Tromp, mbështet publikisht Artan Behramin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/12/2025
in Lajme
0
Ish-hetuesja e Hagës që ndoqi Millosheviqin, Nevenka Tromp, mbështet publikisht Artan Behramin
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të PDK-së, Artan Behramit, i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së.

Nevenka Tromp, e cila njëherësh është edhe profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit, ka qenë një nga zërat më kritikë në raport me procesin gjyqësor brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Hetuesja, e cila dikur ndoqi kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, përmes një video-mesazhi mbështetës, e ka përshkruar Artan Behramin si ndërtues urash, i cili ka qenë gjithmonë i angazhuar të ndërtojë ura nga niveli lokal në atë kombëtar, nga kombëtari në ndërkombëtar dhe nga ndërkombëtari në atë global.

Tromp, ndër të tjera, e ka lavdëruar qasjen e Behramit në luftimin e padrejtësive brenda Gjykatës Speciale. Sipas saj, Behrami, me kritika të pandalshme, ka synuar dy gjëra: shpalljen e pafajshme të krerëve të UÇK-së dhe heqjen e çdo njolle historike nga lufta çlirimtare e UÇK-së.

“Dhe besnikëria e Artanit nuk ishte thjesht ndaj ish-kolegëve të tij nga partia PDK, por motivimi i tij, përmes kritikës së pandalshme ndaj gjykatës, ishte të ndihmonte në shpalljen e pafajshme të këtyre individëve që tani po gjykohen në Hagë, por gjithashtu të përpiqej të hiqte çdo faj dhe çdo njollë historike nga lufta çlirimtare e UÇK-së për Kosovën, ashtu siç e njohim sot: Kosovën e pavarur dhe Kosovën që pret një të ardhme të madhe evropiane”, shkruan Tromp.

Related

Previous Post

“Mos lësho pe” | Slogani i Kurtit që nuk kërkon besimin e popullit, por tregon frikën se është braktisur prej tij

Next Post

Polici dyshohet se vdiq para se të ndodhte aksidenti, pamje nga vendi i ngjarjes

Next Post
Polici dyshohet se vdiq para se të ndodhte aksidenti, pamje nga vendi i ngjarjes

Polici dyshohet se vdiq para se të ndodhte aksidenti, pamje nga vendi i ngjarjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.