Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Deputetët e kanë shkelur betimin, mandati mund t’u merret

Valon Arifi by Valon Arifi
10/07/2025
in Lajme
0
Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Deputetët e kanë shkelur betimin, mandati mund t’u merret
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku edhe për herë të 44-të radhazi është dështuar konstituimi i tij.

Kryeziu ka paralajmëruar se ngërçi aktual ka pasoja serioze ligjore dhe kushtetuese për deputetët dhe subjektet politike.

“48 orë janë të përcaktuara vetëm për dy herë. Nëse nuk realizohet me herën e dytë, atëherë situata kalon në absurditet dhe gjendje jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Kryeziu tha se ka komunikuar personalisht me deputetë nga të gjitha partitë, duke i pyetur për arsyet e mosfunksionimit të Kuvendit.

“Përgjigjet që kam marrë ishin shqetësuese disa më thanë se po veprojnë ‘për inat’, ndërsa të tjerë nuk dinin as të jepnin afat se kur kjo situatë do të zgjidhet”, tha ai në tëvë1.

Duke iu referuar Kushtetutës dhe vendimeve të mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, Kryeziu paralajmëroi se, pas përfundimit të afatit 30-ditor, mund të merren masa serioze ndaj deputetëve.

“Deputetëve mund t’u merret mandati, dhe në raste të caktuara, mund të ndiqen penalisht. Kjo pasi e kanë dhënë betimin dhe e kanë shkelur, duke dështuar të krijojnë institucionin përfaqësues të popullit”, tha ai.

Sipas tij, ky dështim tregon mungesë kapaciteti juridik dhe përfaqësues të deputetëve për të krijuar një Kuvend funksional, çka e cenon drejtpërdrejt funksionimin e shtetit.

Kryeziu theksoi gjithashtu se, sipas legjislacionit në fuqi, masa ndëshkuese për subjektin politik që pengon krijimin e Kuvendit varion nga 1 deri në 6 vjet, në rast të mosrespektimit të vendimeve kushtetuese.

Related

Previous Post

Procesi në Hagë në fazë vendimtare, avokati Qerkini flet për hapat e radhës

Next Post

U munduan ta rrëmbenin të gjallë, vritet nga Hamasi ushtari izraelit që po drejtonte një ekskavator në Gaza

Next Post
U munduan ta rrëmbenin të gjallë, vritet nga Hamasi ushtari izraelit që po drejtonte një ekskavator në Gaza

U munduan ta rrëmbenin të gjallë, vritet nga Hamasi ushtari izraelit që po drejtonte një ekskavator në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.