Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ish-presidentja Jahjaga viziton komandën më të madhe të NATO-s në Napoli

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/10/2025
in Lajme
0
Ish-presidentja Jahjaga viziton komandën më të madhe të NATO-s në Napoli
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli, 15 tetor 2025 – Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komandën e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, me ftesë të Admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Gjatë vizitës, Jahjaga ka diskutuar me Admiral Munsch për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe për roli aktiv të Kosovës si partnere e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka theksuar rëndësinë e kontributit të Aleancës për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

“Admiralin Munsch e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falënderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky që shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë,” ka shkruar ajo.

Ish-presidentja ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që NATO ka ndërtuar me popullin e Kosovës.

“Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike,” ka përfunduar Jahjaga.

Vizita e saj në selinë e NATO-s në Napoli konsiderohet si një shenjë e përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Aleancës Veriatlantike, si dhe e promovimit të përfshirjes së grave në proceset e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.

Related

Previous Post

“Liria ka Emër” – Qytetarët nisen me motoçikleta nga Prekazi drejt Hagës për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së

Next Post

“Dardanët” mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

Next Post
“Dardanët” mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

“Dardanët” mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.