Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ish-zyrtari i Hagës trondit me deklaratën: “Gjykata Speciale funksionon si GESTAPO” – Dorëheqje e pakënaqësi brenda institucionit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
18/11/2025
in Lajme
0
Ish-zyrtari i Hagës trondit me deklaratën: “Gjykata Speciale funksionon si GESTAPO” – Dorëheqje e pakënaqësi brenda institucionit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fundi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po afron dhe bashkë me të, tensionet brenda Gjykatës Speciale po shpërthejnë. Dorëheqjet e zyrtarëve dhe kritikat publike po e godasin seriozisht këtë institucion.

Një prej reagimeve më të forta vjen nga Dubravko Bolsec, ish-zyrtar i lartë i Prokurorisë së Hagës, i cili ka punuar mbi 7 vjet në këtë strukturë. Në një koment në LinkedIn, Bolsec ka dhënë një deklaratë të papritur, duke u pajtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është e krahasueshme me GESTAPON, policinë famëkeqe sekrete të regjimit nazist.

Kjo erdhi pas një komenti të qytetarit Joseph Matt, i cili kritikoi ashpër Gjykatën Speciale:

“Gjykata Speciale është një zyrë e GESTAPOS që persekuton të akuzuarit… Ata synojnë të pastrojnë Serbinë nga akuzat për gjenocid dhe të shndërrojnë Kosovën në agresor.”

Përgjigjja e Dubravko Bolsec ishte e shkurtër, por goditëse:

“Pajtohem plotësisht me ty.”

Deklarata e tij ka shkaktuar valë reagimesh, duke ngritur pikëpyetje serioze për brendësinë dhe funksionimin e institucionit që prej vitesh merret me raste të krimeve të luftës në Kosovë.

Kush është Dubravko Bolsec?
  • Ish-zyrtar i UNMIK për 4 vjet

  • Përfaqësues Rajonal i SHBA-së për Krime Lufte (2006–2012)

  • Pjesë e ekipit të Clint Williamson (nga 2012)

  • Kryetar i Njësisë së Gjuhës / Asistent Operacionesh në Gjykatën Speciale (2012–2018)

  • Zyrtar Ndërlidhës Rajonal në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (2018–2019)

Deklarata e tij vjen në një moment kritik, kur sistemi i Speciales po përballet me largime të zyrtarëve dhe me rritje të pakënaqësisë së brendshme.

Related

Previous Post

Kaderi e Brikenda tallen keq me banorët e rinj të BBVK4 – Xheneta ua kthen me një “diss” të fortë!

Next Post

Wesley Clark përmbyll dëshminë në Speciale: I vetmi dëshmitar që gjyqtarët nuk e pyetën – fjalimi i tij i fundit i lejuar

Next Post
Wesley Clark përmbyll dëshminë në Speciale: I vetmi dëshmitar që gjyqtarët nuk e pyetën – fjalimi i tij i fundit i lejuar

Wesley Clark përmbyll dëshminë në Speciale: I vetmi dëshmitar që gjyqtarët nuk e pyetën – fjalimi i tij i fundit i lejuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.