Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/12/2025
in Lajme
0
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Isni Kilaj është liruar me kusht nga Gjykata Speciale

Njoftimi:

Sot, më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj është liruar me kusht në Kosovë, me masa dhe kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i çështjes Prokuroria e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Çështja 12”).

Në vendimin e tij të 3 dhjetorit 2025, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit në tetor 2025 dhe se mbajtja e Kilajt në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale.
Edhe pse u vlerësua se ekzistonte njëfarë rreziku që, nëse lirohej, ai mund të pengonte procesin gjyqësor ose të kryente vepra të tjera penale, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore e tij për liri peshonte më shumë sesa këto rreziqe.

Ndër faktorët e marrë parasysh ishin:

  • Koha që Kilaj ka kaluar në paraburgim tashmë tejkalon dënimin minimal që do të mund t’i shqiptohej nëse shpallej fajtor për veprat e akuzës.

  • Nuk është paraqitur asnjë provë që ai ka tentuar të pengojë procesin gjatë periudhës së lirimit të tij me kushte në vitin 2024.

  • Ka përfunduar paraqitja e provave në çështjen Prokuroria e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

  • Rreziku që ai të ndikojë në dëshmitarët e Prokurorisë në Çështjen 12 vlerësohet shumë i ulët, duke u bazuar në rrethanat e tyre specifike.

  • Nuk paraqitet rrezik arratisjeje, duke u mbështetur në sjelljen e tij gjatë lirimit të mëparshëm dhe shumën e konsiderueshme që është ofruar si dorëzani financiare.

Kilaj mbetet i akuzuar në procesin aktual dhe lirimi i tij është shoqëruar me kushte të posaçme, të cilat synojnë të minimizojnë çdo rrezik të mundshëm të ndikimit ndaj dëshmitarëve në çështjen kundër tij apo në çështje të tjera në Dhomat e Specializuara.

Në vendim përcaktohet se, nëse Kilaj shkel cilindo prej kushteve, do të lëshohet menjëherë një fletarrestim për arrestimin e tij.

Versioni i redaktuar publik i vendimit është i disponueshëm në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Sipas standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe Kushtetutës së Kosovës, një person i akuzuar mund të mbahet në paraburgim para shpalljes së fajësisë vetëm kur gjykata konstaton se ekzistojnë rreziqe reale që e justifikojnë një masë të tillë. Çdo dy muaj, gjykatësit vlerësojnë nëse këto rreziqe vazhdojnë të ekzistojnë, nëse mund të shmangen me masa alternative dhe nëse paraburgimi mbetet masa më e arsyeshme dhe proporcionale.

Related

Previous Post

Kurti në prag zgjedhjesh: Qeveria po shqyrton pagën e 13-të për 80 mijë punëtorë publikë – vendim që pritet të merret pak ditë para votimit

Next Post

Mosparaqitja e Rozeta Hajdarit në Gjykatë, Çitaku: Sabotim i shtetit, thirrje për anarki e vetëgjyqësi

Next Post
Mosparaqitja e Rozeta Hajdarit në Gjykatë, Çitaku: Sabotim i shtetit, thirrje për anarki e vetëgjyqësi

Mosparaqitja e Rozeta Hajdarit në Gjykatë, Çitaku: Sabotim i shtetit, thirrje për anarki e vetëgjyqësi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.