Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Izraeli: Irani hodhi të paktën një raketë balistike të armatosur me disa koka shpërthyese

Irani hodhi të paktën një raketë balistike drejt Izraelit të enjten në mëngjes të armatosur me disa koka shpërthyese, tha ushtria izraelite.

Valon Arifi by Valon Arifi
19/06/2025
in Lajme
0
Izraeli: Irani hodhi të paktën një raketë balistike të armatosur me disa koka shpërthyese
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Së paku njëri nga nënmunicionet u gjet në pjesën qendrore të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite. Ushtria paralajmëroi në një mesazh nga Komanda e Frontit Vendor se mund të ekzistojnë disa nënmunicione të tilla të shpërndara në një zonë të gjerë dhe që mund të shpërthejnë, nëse preken, raporton televizioni CNN.

Tal Inbar, hulumtues i pavarur për politika të hapësirës dhe planifikim strategjik, tha në një postim në rrjete sociale se kjo ishte hera e parë që një kokë shpërthyese kishte rënë në Izrael.

Pranimi nga ushtria izraelite se Irani ka hedhur një raketë me disa koka shpërthyese vjen në kohën kur Izraeli pësoi dëme në disa vende në pjesë të ndryshme të territorit në njërin nga sulmet më domethënëse në disa ditë.

Të enjten, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, tha se Irani kishte hedhur më shumë se 450 raketa balistike dhe 1 mijë dronë drejt Izraelit. Shumica e dronëve janë nisur nga Irani, tha ai, por disa të tjerë edhe nga grupet që përkrahen nga Teherani në rajon.

Defrini tha se Izraeli kishte shkatërruar rreth dy të tretat e raketahedhësve të Iranit, por paralajmëroi se Teheranit i kanë mbetur edhe më shumë se 100 raketahedhës dhe ende ka mundësi që ta sulmojë Izraelin. Zëdhënësi tha se ushtria izraelite po i sulmon gjithashtu qendrat ku prodhohen raketat balistike në Iran.

“Ky nuk është një operacion i thjeshtë, por është jetik për ne” – tha Defrini në një konferencë për gazetarë./Nacionale

Related

Previous Post

Dua Lipa mbush Wembley-n me 160 mijë fansa – ndalesa e radhës: Prishtina!

Next Post

Rrebeshe të izoluara dhe mot i paqëndrueshëm këtë të premte në Kosovë

Next Post
Moti për të martën në Kosovë: Diell, vranësira të shpërndara dhe rrezatim i lartë diellor

Rrebeshe të izoluara dhe mot i paqëndrueshëm këtë të premte në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.