Të paktën 91 persona janë vrarë që nga mëngjesi në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas burimeve spitalore.
Vetëm në qytetin e Gazës, i cili është shkatërruar nga lufta, janë vrarë 76 palestinezë gjatë përpjekjes së ushtrisë izraelite për ta pushtuar qendrën kryesore urbane.
Në lagjen al-Sabra, në jugperëndim të qytetit, 11 anëtarë të një familjeje humbën jetën pasi shtëpitë e tyre u goditën nga disa sulme ajrore. Shumë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe mendohet se janë nën rrënoja. /mesazhi