Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jam optimist për pozicionin e serbëve të Kosovës – por pas pesë apo dhjetë vjetëve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/10/2025
in Lajme
0
Jam optimist për pozicionin e serbëve të Kosovës – por pas pesë apo dhjetë vjetëve
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk është optimist për pozicionin aktual të serbëve në Kosovë, por beson se situata e tyre do të përmirësohet në një periudhë prej pesë deri në dhjetë vjetësh.

“Uroj Listën Serbe për rezultatin e jashtëzakonshëm në kushte të pamundura, ku të gjithë të huajt punuan kundër tyre, sidomos ata nga Perëndimi, por edhe mediat kryesore në Serbi. Këta njerëz duruan gjithçka,” – ka thënë Vuçiqi gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS, transmeton Paparaci.

Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të ndihmojë komunitetin serb në Kosovë, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Duke komentuar rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian për Serbinë – e cila, sipas analistëve, është ndër më të ashprat deri më sot – Vuçiq ka thënë se “vendimet e vërteta në BE nuk i merr Parlamenti Evropian, por udhëheqësit kryesorë të Unionit, si Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.”

Ai ka tentuar ta minimizojë rëndësinë e rezolutës, duke thënë se “është miratuar me më pak vota dhe më shumë abstenime se herën e kaluar”, dhe se për këtë arsye “nuk ka ndonjë ndikim real ndaj Serbisë.”

Në fund, Vuçiq ka komentuar edhe kërkesën e BE-së për hetimin e përdorimit të topit shurdhues në protestën e 15 marsit në Beograd.
“Nëse topi shurdhues do të ishte përdorur atë ditë, unë nuk do të isha më president i Serbisë,” – ka thënë ai.

Related

Previous Post

Macron: Armëpushimi dhe shpërndarja e ndihmave duhet të jenë përparësi kryesore në Gaza

Next Post

Christopher Hill dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj Thaçit

Next Post
Christopher Hill dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj Thaçit

Christopher Hill dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj Thaçit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.