Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku Jeton Buquku ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur nga dy plumba.
Sipas burimeve të sigurta, i plagosuri fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Pejës. Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur që ai të transferohet me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
Burimet bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur Buqukun në pjesë vitale të trupit. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore raportohet si stabile, por ai ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me të dyshuarit apo motivin e sulmit.
Rasti po trajtohet nga organet e rendit në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim./Qendra.INFO

