Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes” | Ditët po kalojnë, a do të shpallet sot data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
Jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes” | Ditët po kalojnë, a do të shpallet sot data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes”.

Kështu thuhet në paragrafin e parë të nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për zgjedhjen dhe mandatin e Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Por, pavarësisht se ky afat është duke u “hargjuar”, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ende nuk ka caktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Dy datat më të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë: 12 apo 19 prilli 2026.

Për të caktuar datën e zgjedhjeve, në ditën kur shpërndau Kuvendin, Osmani ka zhvilluar takim me liderët e partive politike, por aty kanë munguar vetëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Mëngjesin e datës 6 mars 2026, Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e 10-të, për shkak se deri më 5 mars, dështoi të zgjedhte presidentin e ri të Republikës së Kosovës.

Osmani, mbështeti vedimin e saj në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, sipas të cilit “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

Në konferencën e thirrur nga Osmani, ku ajo tregoi për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Osmani, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, ka akuzuar Kurtin për kalkulimin dhe ideimin e gjithë kësaj situate.

“Në një republikë kushtetuese ka diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kushtetuta nuk është tekst ceremonial. Ajo është kontrata jonë e përbashkët si shtet. Është kufiri që politika nuk mund ta kalojë dhe busulla që institucionet nuk mund ta humbasin. Mbrëmë, përpjekjet për zgjedhjen e një presidenti të ri dështuan. Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm, as i pamenduar, por përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar, për fat të keq”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë: https://demokracia.com/osmani-shperndane-kuvendin-kosova-shkon-ne-zgjedhje-te-reja/

Sipas saj, deri në këtë pikë, Kosova erdhi nga njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. “Duhej të tërhiqte vendin në një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, ka deklaruar Osmani më 6 mars 2026

Related

Previous Post

Nga 1 marsi ka filluar deklarimi i pasurisë, mbi 10 mijë zyrtarë i nënshtrohen procesit

Next Post

Kryeziu: Përplasja mes sistemit politik dhe mendësisë së liderëve po prodhon kriza të vazhdueshme në Kosovë

Next Post
Kryeziu: Përplasja mes sistemit politik dhe mendësisë së liderëve po prodhon kriza të vazhdueshme në Kosovë

Kryeziu: Përplasja mes sistemit politik dhe mendësisë së liderëve po prodhon kriza të vazhdueshme në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.