Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ka ndërruar jetë Halid Beshliq

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/10/2025
in Lajme
0
Ka ndërruar jetë Halid Beshliq
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sarajevë, 07 Tetor 2025 – Në moshën 72-vjeçare, sot në Sarajevo ka ndërruar jetë Halid Beshliq, një nga artistët më të dashur dhe më të njohur të muzikës popullore në Ballkan. Lajmi u konfirmua nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës, ku Beshliq ishte shtruar pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të rëndë.

Halid Beshliq lindi më 20 nëntor 1953, në fshatin Vrapci, pranë Knezinës, komuna e Sokolacit. Ai ishte një artist i madh, zëri i dhimbjes dhe gëzimit, një poet i popullit, një njeri i sinqertë, modest dhe i ngrohtë, i cili fitoi zemrat e publikut dhe skenave.

Pak janë ata që bëhen legjenda gjatë jetës së tyre – Halid Beshliq ishte një prej atyre të rrallëve. Kohët e fundit kishte anuluar një koncert dhe ishte hospitalizuar, por mesazhet e mbështetjes nuk kishin munguar.

Karrierën e filloi si amator në shoqëri kulturo-artistike që në kohën e shkollës fillore, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, më së shumti në Shoqërinë Kulturore Artistike “Zija Dizdareviq”. Kjo vazhdoi deri sa shërbeu në ushtrinë e ish-Jugosllavisë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, karrierën e tij estradë e vazhdoi me performanca në restorante të njohura të Sarajevës dhe vendeve të tjera, për rreth 5-6 vjet.

Pllakën e tij të parë solo e regjistroi në vitin 1979, duke nisur një rrugëtim të suksesshëm në skenën estradë të Bosnjës dhe Ballkanit. Nga viti 1979 deri në vitin 2003, ka incizuar 16 albume dhe dy albume live, të cilat u shitën në miliona kopje. Ka mbajtur mijëra koncerte solo në mbarë botën.

Gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-95), Halid Beshliq mbajti mbi 500 koncerte humanitare në tërë Evropën Perëndimore.

Ai ishte fitues i shumë çmimeve dhe njohjeve për arritjet dhe kontributin në muzikë.

Familja, miqtë dhe fansat në të gjithë rajonin shprehin dhimbje të thellë për humbjen e këtij artisti të madh. Halid “Hali” Beshliq do të mbetet i paharrueshëm si një legjendë që me zërin e tij krijoi kujtime dhe emocione që tejkalojnë kohën.

Related

Previous Post

Qeveria në detyrë ndan 100 euro për çdo student, pak para zgjedhjeve

Next Post

Visar Ymeri: Ndihmat financiare të qeverisë janë marketing politik, jo solidaritet institucional

Next Post
Visar Ymeri: Ndihmat financiare të qeverisë janë marketing politik, jo solidaritet institucional

Visar Ymeri: Ndihmat financiare të qeverisë janë marketing politik, jo solidaritet institucional

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.