Sot, më 7 gusht 2025, është ndarë nga jeta Imrije Bajrami, nëna e dy dëshmorëve të Kombit, Enver Bajrami dhe Shaban Bajrami, nga fshati Breznicë, Komuna e Bujanocit.
E njohur për përkushtimin dhe sakrificën e saj të jashtëzakonshme për atdheun, nëna Imrije do të mbahet mend si shembull i një nëne të fortë, e cila rriti bijtë e saj në frymën e dashurisë për vendin dhe lirisë.
Ajo do të kujtohet brez pas brezi si një nënë e urtë dhe heroinë, që dha më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Ngushëllime të sinqerta familjes Bajrami dhe gjithë të afërmve.