Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kabashi-Ramaj e PDK: Pezullimi i dialogut dëm i pariparueshëm, SHBA s’bashkëpunon me qeverinë aktuale

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/09/2025
in Lajme
0
Kabashi-Ramaj e PDK: Pezullimi i dialogut dëm i pariparueshëm, SHBA s’bashkëpunon me qeverinë aktuale
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partneri që i kanë dhënë vendit mbështetje të pa rezervë.

Ajo ka pohuar se pezullimi i Dialogut Strategjik ka dëm të madh për vendin, dhe se Kosova është një partner jo i besueshëm për ShBA-në.

 

“Dëmi që i është bërë Kosovës duke u pezulluar Dialogu Strategjik, së paku në aspektin afatshkurtër, është i pariparueshëm, e sidomos përderisa Kosova udhëhiqet prej një qeverie që dje për të e thanë shumë qartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk është partner i besueshëm”.

“ShBA-ja e cila ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit tonë të ri, kanë nevojë për një partner të besueshëm, që i qëndron besnik vizionit tonë të përbashkët me aleatët tonë për progresin që duhet të ketë Kosova edhe në arenën ekonomike, edhe në zhvillimin e brendshëm, edhe në arenën ndërkombëtare, edhe në integrimin euroatlantik”, ka thënë Kabashi – Ramaj në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

 

E njëjta ka pohuar se ShBA-ja e ka qartësuar se nuk do të punojë me Qeverinë në detyrë Kurti.

“Prandaj, është më e rëndësi të kuptohet se çfarë dëmi i është bërë vendit. Së pari është një sinjal politik, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përderisa e konfirmojnë rëndësinë e marrëdhënieve me popullin tonë, gjithashtu e bëjnë shumë të qartë që nuk bashkëpunojnë me Qeverinë aktuale në detyrë të udhëhequr nga Zotëri Albin Kurti”, u shpreh Kabashi – Ramaj./Periskopi/

Related

Previous Post

Polonia në alarm për avionët pa pilotë, Rumania rrëzon dy dronë rusë

Next Post

Sami Lushtaku për pamfletin e Dimal Bashës për UÇK’në: Është gjuha e njëjtë me serbët e Beogradit

Next Post
Sami Lushtaku për pamfletin e Dimal Bashës për UÇK’në: Është gjuha e njëjtë me serbët e Beogradit

Sami Lushtaku për pamfletin e Dimal Bashës për UÇK’në: Është gjuha e njëjtë me serbët e Beogradit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.