Drama ka nisur më herët se kurrë në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova 4, dhe këtë herë nuk po vjen nga brenda shtëpisë… por nga ish-banorët që po flasin nga jashtë!
Në një video që po qarkullon në TikTok, Kaderi dhe Brikenda janë tallur hapur me kastin e ri të banorëve, duke i quajtur “të panjohur” dhe duke ironizuar secilin prej tyre. Madje, nuk kanë kursyer as Getoarin, të cilin e quajtën “tarzan”, duke thënë se do ta kthejë shtëpinë në “xhungël”.
Por ky “humor” nuk i ka pëlqyer Xhenetës, e cila ka dalë publikisht me një reagim të fortë ndaj dy ish-shoqeve të saj të BBVK.
Në postimin e saj, ajo i thumbon rëndë:
“As ju s’ju ka njohur kush, mos u frikësoni se askush nuk ua merr bukën.”
Rrjetet po vlojnë dhe fansat po ndahen në dy kampe – ata që qeshin me talljet e Kaderit e Brikendës, dhe ata që duartrokasin reagimin e Xhenetës.
BBVK4 sapo ka nisur… dhe drama po shpërthen jashtë kontrollit!


