Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, vajza nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/08/2025
in Lajme
0
“Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, vajza nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë nga një fshat i Vushtrrisë ka denoncuar publikisht babanë e saj për dhunë fizike.

S.T. pretendon se babai i saj e ka goditur atë me çekan në kokë.

 

Në një postim të sajin në rrjete sociale, ajo thotë se kjo është hera e parë që dikush ushtron dhunë fizike ndaj saj, teksa babait i referohet me termin “kafshë”.

“Në këtë gjendje më solli një kafshë, babai im, me mjet të ftohtë çekan më ra në kokë. Për herë të parë dikush në jetën time që ka ushtruar dhunë fizike në trupin tim”, thotë S.T.

 

Viktima e dyshuar ka postuar edhe fotografi me kokën e mbështjellë me fasha.

Sipas saj, ndihmë i kanë ofruar bashkëfshatarët e saj, por edhe Policia e Emergjenca.

Ndër të tjera, ajo thotë se “po të lirohet ai, unë jam e vdekur”.

Për më tepër, ajo kërkon ndihmë financiare që të paktën, sipas saj, për disa muaj të jetojë në një banesë, pa praninë e prindit të saj.

Related

Previous Post

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025

Next Post

Shkëlzen Maliqi: Presidentja, qyqe në krizë

Next Post
Shkëlzen Maliqi: Presidentja, qyqe në krizë

Shkëlzen Maliqi: Presidentja, qyqe në krizë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.