Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kajtazi pas rrëzimit të kallëzimit penal: Kusari-Lila u mor vesh me Radoiçiqin kundër kategorive të luftës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Kajtazi pas rrëzimit të kallëzimit penal: Kusari-Lila u mor vesh me Radoiçiqin kundër kategorive të luftës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Speciale për hedhjen e kallëzimit penal që Mimoza Kusari-Lila kishte ushtruar ndaj tij, në lidhje me publikimin e bisedës së saj me kryeterroristin e Banjskës, Millan Radoiçiq.

Në një video të publikuar të premten në Facebook, Kajtazi u bëri thirrje qytetarëve që të mos harrojnë marrëveshjen e Kusari-Lilës me Listën Serbe dhe Millan Radoiçiqin, e cila sipas tij ishte drejtuar kundër kategorive të dala nga lufta.

 

“Po e kthej edhe një herë këtë material [aktvendimin për kallëzimin penal] drejt jush. Juve që jetoni në këtë vend, punoni, keni zgjedhur të jetoni në këtë vend, mos e harroni një gjë: për luftën çlirimtare të vitit 1999, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila janë marrë vesh me Sllavko Simiqin dhe Millan Radojçiqin që me i përjashtu kategoritë e dala nga lufta nga përfitimi i pagës minimale”, deklaroi Kajtazi.

Gazetari kujtoi se Radoiçiq, përveç akuzës për sulmin terrorist në Banjskë, përballet edhe me akuza për krime lufte të kryera kundër popullatës civile shqiptare në Gjakovë gjatë vitit 1999,

 

“Më e rënda është që, përveç terrorist, Millan Radojçiqi ka urdhërarrest nga Prokuroria Speciale se në Gjakovë ka kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Palë ndërluftuese në 1998-99 ka qenë UÇK-ja, Millan Radojçiqi dhe forcat e Serbisë. Në vitin 2022, Radojçiqi, Mimoza Kusari-Lila dhe Albin Kurti kanë bashkëpunuar kundër UÇK-së”, theksoi Kajtazi.

Related

Previous Post

Komandanti i FSK-së priti Shefin e Mbrojtjes së Turqisë

Next Post

Trump i jep ultimatum Hamasit: “Pranoni paqen deri të dielën, ndryshe shpërthen ferri”

Next Post
BBC me analizë rreth deklaratave të Trump – e pyet Shtëpinë e Bardhë se si e ndali konfliktin Kosovë-Serbi

Trump i jep ultimatum Hamasit: “Pranoni paqen deri të dielën, ndryshe shpërthen ferri”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.