Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/01/2026
in Lajme
0
Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po mbijeton në pushtet me “frymëmarrje artificiale”. Sipas Kamberit, viti 2026 është vit i zgjedhjeve në Serbi dhe të njëjtat mund të shënojnë fundin e pushtetit të Vuçiqit.

“Ndërkohë që duke qenë i përballur me krizën e brendshme, Vuçiq aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Dhe me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që siç paralajmëron ai do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiq në këto zgjedhje do humb pushtetin. Për të bile, sipas vlerësimit tim do të jetë edhe më e vështirë nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet me manipulimet e zakonshme që i ka bërë deri më tani dhe kjo do të na sjellë në një situatë ku askush, as opozita, as Lëvizja Studentore, as segmentet tjera të shoqërisë nuk do të ja njohin ato zgjedhje. Ky është një hap që Serbinë do ta fut edhe në një krizë edhe me të thellë. Nuk mund të themi se do të ketë një stabilitet as në vitin 2026 dhe kjo natyrisht flet qartë se Serbia nuk do të ketë edhe kohë edhe mundësi të merret me procesin e integrimeve”, shtoi ai.

Sipas Kamberit, Vuçiqi e ka futur Serbinë në një krizë të thellë politike e cila është më e rënda që prej vitit 2003 kur është vrarë kryeministri i atëhershëm serb.

Gjithashtu ai thotë se edhe në raport me politikën e jashtme, Vuçiqi po pëson degradim total.

Related

Previous Post

Krasniqi parashikon rikthimin e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

Next Post

Fluks i shtuar në disa pika kufitare: Pritje deri në një orë dhe kolona të gjata

Next Post
Përditësohen të dhënat – Kolonë 1 kilometër për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 1 orë

Fluks i shtuar në disa pika kufitare: Pritje deri në një orë dhe kolona të gjata

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.