Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Prizren, ku një kamion që transportonte beton ka goditur një këmbësor, i cili ka humbur jetën si pasojë e goditjes.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur shoferi i kamionit po lëvizte prapa, duke përplasur këmbësorin që ndodhej pas mjetit. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, personi nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.
Sipas një lexuesi të Zeri.info që ka qenë në vendngjarje, aty kanë arritur policia dhe autoambulanca.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Hetimet pritet të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

