Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

Në një intervistë për Periskopin, kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, flet hapur për vizionin e tij, projektet konkrete, gabimet e qeverisjes aktuale dhe prioritetet që do të ndjekë nëse fiton besimin e qytetarëve.

01/07/2025
in Lajme
Reading Time: 7 mins read
Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duke u mbështetur në përvojën e tij si ish-nënkryetar i komunës dhe në bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët, Ismajili zotohet për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe pa premtime të zbrazëta.

Në këtë intervistë, ai ndan planin e tij për zhvillimin e Gjilanit, rimëkëmbjen e projekteve të mbetura, ndaljen e ikjes së të rinjve, dhe shumë tema tjera që prekin drejtpërdrejt jetën e banorëve të kësaj komune.

Më poshtë keni intervistën e plotë:

Periskopi: Pse duhet ta votojnë qytetarët Arbër Ismajlin, cilat janë përparësitë tua në garën për Gjilanin?

Arbër Ismajli: Mendoj se qytetarët duhet të më votojnë sepse kam përvojë, vizion dhe vullnet për të qeverisur ndryshe. Kam qenë nënkryetar komune dhe e njoh Gjilanin në çdo aspekt, ia njoh problemet, potencialin dhe zgjidhjet. Asnjëherë nuk do të premtoj mrekulli sikurse këta të sotit, por, për një gjë jam i sigurt, që do të instalojë një qeverisje të përgjegjshme, efikase dhe shumë të ndershme. Kam përvojën institucionale, njohuritë e thella për komunën dhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët. Jam i pa ngarkuar me afera, i qartë në komunikim dhe i përkushtuar për ta kthyer besimin në institucione. Kam qenë pjesë e qeverisjes kur janë nisur projektet më strategjike për Gjilanin.

Periskopi: Meqë keni qenë nënkryetar komune, sigurisht keni përvojë dhe e dini Gjilanin në detaje. Cili është vizioni i juaj për Gjilanin në pika të shkurtra?

Arbër Ismajli: Sapo kemi funksionalizuar ekipën profesionale me ekspertët më të mirë të fushave përhartimin e planprogramit tonë qeverisës lokal. Planprogrami jonë do të ndërtohet duke vizituar çdo lagje të qytetit dhe fshatrave, do të hartohet në bazë të kërkesave të çdo banori. Jam ithtar i asaj që do të ulem me qytetar në qoftëse shfaqet nevoja për të punuar me ditë të tëra deri sa ti harmonizojmë kërkesat dhe nevojat e tyre në detaje. Kryesisht, vizioni im do të jetë • 1. Gjilan me një administratë funksionale dhe një Gjilan të pastër, 2. Rini me perspektivë dhe punësim, 3. Arsim modern dhe shkolla të sigurta me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për krijimin e një klime të favorshme për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore, 4 Shëndetësi me dinjitet dhe infrastrukturë efikase, 5. Qeverisje transparente dhe digjitale etj.

Periskopi: Si nënkryetar i komunës nën drejtimin e Lutfi Hazirit, ju keni qenë pjesë e projekteve si zona ekonomike dhe debati ‘Gjilani 2017 Plus’ – cilat janë tre investimet konkrete që do t’i vazhdoni nëse fitoni garën?

Arbër Ismajli: Mendoj që tre top investimet që duhet të fokusohemi urgjentisht në intervenim dhe realizimtë plotë të tyre janë: 1. Zona Ekonomike, 2. Intervenimi në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, 3. Intervenim imediat në rrjetin e rrugëve të qytetit përshkak të katrahurës që na ka sjellë qeverisja aktuale lokale. Pra, tek intervenimi dhe funksionalizim i plotë në Zonën Ekonomike që ka nisur në kohën tonë, por përshkak të lëshimit të zyreve ajo ka mbetur në harresë nga ana e qeverisjes aktuake. Është një zonë që e kemi nisur me plan të qartë dhe mbështetje nga niveli qendror i atëhershëm. Do ta përmbyllim me partnerë konkretë. Gjithashtu, do të fokusohemi edhe tek Rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit nëpër zona sepse tanimë qyteti vazhdon të zgjerohet me të madhe dhe na nevojitet një plan urgjent modern dhe funksional për shumë vite në këtë drejtim. Një tjetër fokus urgjent që do të jetë është investimet dhe ndërhyrjet imediate në rrugët e qytetit për shkak të gjendjes së mjerueshme që ndodhemi aktualisht.

Periskopi: Zona Ekonomike kurrë nuk filloi në mandatin e qeverisjes së Vetëvendosjes në Gjilan. E keni ende në prioritet ndërtimin e zonës ekonomike?

Arbër Ismajli: Kjo zonë do të rikthehet fuqishëm në prioritetet tona. Zona Ekonomike është çelësi përpunësim të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik. Do të punojmë me nivelin qendror dheinvestitorë për ta realizuar këtë premtim të vonuar e të lënë në harresë nga qeverisja aktuale

Periskopi: Kryetari aktual, Alban Hyseni, akuzohet për mos përfundimin e projekteve të mëdha, ju çfarë do ndryshoni në qasjen ndaj projekteve kapitale si stadiumi dhe sheshi etj?

Arbër Ismajli: Në mandatin tim, nuk do të kemi projekte që fillojnë vetëm për marketing politik. Stadiumi, sheshi, zgjerimi i rrugëve hyrëse e dalëse, e të tjera, do të kenë afate të qarta, buxhet të garantuar dhe do të përfundojnë pa zvarritje. Qytetarët janë lodhur nga premtimet dhe punët e lëna në gjysmë.

Periskopi: Hyrja në qytetin e Gjilanit që quhet rruga e Prishtinës nuk kanë nisur, në kohën kur Haziri ishte kryetar patën nisur punimet ka qenë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Më nuk u vazhdua puna, çka ndodhi me këtë projekt dhe cili është plani juaj?

Arbër Ismajli: Punimet ishin nisur gjatë qeverisjes Haziri, me mbështetje të kryeministrit Hoti. Sot, ajopunë është e braktisur. Ne do ta rikthejmë në agjendën kombëtare dhe do të kërkojmë bashkëfinancim për ta përfunduar. Është hyrja kryesore e qytetit dhe pasqyrë e tij. E kemi obligim moral dhe qytetar t’i përfundojmë njëherë e përgjithmonë këto projekte.

Periskopi: Meqë qytetet e vogla po zbrazen si shkak i mungesës së perspektives, edhe Gjilani është prekur nga kjo. Çka do të bëni ndryshe nga kryetari i tanishëm që ta ndaloni ikjen e të rinjve nga Gjilani?

Arbër Ismajli: Është koha të angazhohemi e të punojmë përnjëmend. T’i japim hapësirë e t’i krijojmë kushte të rinjëve tanë. Do të fokusohemi në krijimin e ndërmarrësve të rinjë, duke i financuar projektet dhe idetë e tyre dhe duke u dhënë përkrahje në arritjen e rezultateve konkrete. Do t’ijapim mundësi për punësim, përfshirjen në aktivitete kulturore e sportive, dhe arsim profesional duke i stimuluar në forma të ndryshme. Rinia jonë ka nevojë për mundësi, jo për retorikë. Do të investojmë për ta në mënyrë transparente, e jo t’iu japim grante militantëve partiak, siç po bënë qeverisja lokale, duke i publikuar listat e përfitimit të grandeve me kode, e jo me emra.

Periskopi: Qeverisjet lokale nuk i kanë dhënë shumë rëndësi turizmit, që në shumë vende të rajonit po investohet në këtë sektor. Ku është turizmi në Gjilan dhe planet tuaja për investime?

Arbër Ismajli: Ne do të fokusohemi të zhvillojmë turizmin natyror dhe kulturor. Turizmi do të jetë pjesë e zhvillimit ekonomik dhe sektor i veçantë i qeverisjes sonë të ardhshme. Do të fokusohemi në Hartimin dhe publikimin e një guide të plotë turistike për Gjilanin, gjithashtu do të fokusohemi në Infrastrukturë mbështetëse për zonat turistike, do të krijojmë standard në mirëmbajtjen e rrugëve dhe parkingjeve pranë atraksioneve turistike. Do të fokusohemi në Ndërtimin e qendrave të pritjes. (info-centra) në hyrje të qytetit dhe në zonat më frekuentuara). Përherë të parë do të bëjmë Investim në piknik zona dhe hapësira kampingu në vendet më të favorshme për qytetarët. Do të krijojmë mundësi Subvencionimi fillestar për hotele të vogla dhe bujtina rurale që ofrojnë produkte tradicionale. Do të subvencionojmë qytetarët që krijojnë imazh turistik për Gjilanin, me punime artizanale, verëra, mjaltë dhe suvenire. Gjithashtu, një ndër fokuset tona do të jetë Zhvillimi i turizmit kulturor dhe festivaleve. Do ta krijojmë mundësinë e financimit edhe me fondet e jashtme, Aplikim për grante IPA Bashkëpunim Transkufitar dhe Fondet Rajonale të Evropës Juglindore. Më e mira e së mirës është që do të fokusohemi ta krijojmë një Fond Komunal për Turizëm, ku një pjesë e taksave vendore shkon direkt në promovimin dhe mirëmbajtjen e atraksioneve. Pra, Gjilani ka mundësi, ka njerëz me ide për zhvillim dhe ajo që na nevojitet është vetëm vullneti i plotë për punë serioze e të përgjegjshme.

Periskopi: Shkollat ende konsiderohen problem për shkak të dyshimeve për përdorim të narkotikëve, kjo nuk është problem vetën në Gjilan, por shumicën e qyteteve të Kosovës. Çfarë plani keni me eliminuar këtë problem?

Arbër Ismajli: Përdorimi i narkotikëve nga ana e të rinjëve është një nga problemet serioze të shoqërisë sonë dhe ne duhet të fokusohemi urgjentisht në një plan konkret të detajuar në tejkalimin e kësaj sfide. Do të punojmë ngushtë me Policinë, prindërit dhe shkollat për edukim parandalues. Do të shtojmë mbikëqyrjen nëpër shkolla dhe do të kemi qendra për trajtim dhe këshillim. Është sfidë që nuk zgjidhet me fjalë, por me bashkëpunim institucional. Është një hallkë e madhe zingjirësh që do ta përfshijmë në parandalimin e kësaj dukurie.

Periskopi: Keni ndonjë plan për mësim gjithë-ditor nëpër shkollat e Gjilanit?

Arbër Ismajli: Po, kemi plan për të nisur në disa shkolla pilot mësimin gjithë ditor. Kjo kërkon buxhet shtesë dhe infrastrukturë të përshtatshme, por është e realizueshme. Do të fillojmë me shkollat që kanë më së shumti kapacitet dhe hapësirë. Është e padiskutueshme që duhet të shkojmë në atë drejtim. Do të fokusohemi me prioritet në këtë drejtim bashkë me ekspertët dhe me profesionistët e arsimit.

Periskopi: A do të jeni i kujdesshëm nga premtimet populise të paralizuara apo të do të premtoni çdo gjë që do t’iu bie ndër mend, siç kanë bërë të kaluarit?

Arbër Ismajli: Unë besoj që qytetarët e Gjilanit më njohin mjaftë mirë. Kësaj gare i kam hyrë për shkak se vetë qytetarët më kanë kërkuar. Në këtë garë, bashkë me ekspertët më të mirë të fushave në Gjilan, do t’i gërshetojmë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Gjilanit, do T’i harmonizojmë ato kërkesa dhe do të jeni të bindur që do të vendosim standard të ri në premtimin e realizimit vetëm të atyre projekteve dhe punëve që janë të realizueshme. Pra, unë do të flas vetëm për atë që është e realizueshme. Nuk do të premtoj gjëra që nuk kanë asnjë bazë, sepse 4 vite ecin shpejtë dhe qytetarët kërkojnë llogari, dhe unë asnjëherë nuk jam i interesuar me e sjellë vetën në atë gjendje ku duhet të iki nga ballafaqimi me qytetarë për premtime të parealizueshme.

Gjilani ka nevojë për një udhëheqje të ndershme, stabile e transparente dhe jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë./Periskopi/

Related

Previous Post

‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?

Next Post

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Next Post
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

01/07/2025
Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info