Gjatë një serie kontrollesh të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 2,943 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të kultivuara në disa zona malore të qarkut.
Operacioni synon parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike, dhe është mbështetur nga forcat e komisariateve të tjera në rajon.
Zonat dhe numri i bimëve të sekuestruara janë:
-
Pult dhe Shosh: 735 bimë
-
Kastrat dhe Gruemirë: 1,631 bimë
-
Temal dhe Shllak: 139 bimë
-
Luf-Qerret dhe Gjegjan: 438 bimë
Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dy punonjës të sektorëve publikë:
-
V. P., roje pyjesh
-
A. K., roje në zonat e mbrojtura
Policia njofton se operacioni “Koordinata” do të vijojë në gjithë territorin e Shkodrës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
Burimi: Policia e Shtetit