Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

Valon Arifi by Valon Arifi
07/07/2025
in Lajme
0
“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Porti i Hamburgut në Gjermani po kthehet në pikën kryesore të furnizimit me kokainë për tregun evropian, dhe në qendër të kësaj skeme kriminale ndodhen rrjete nga Ballkani – përfshirë grupet kriminale nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi. Këto janë të dhënat shqetësuese të publikuara nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime dhe të sjella nga Qendra.INFO.

Vetëm në vitin 2023, në këtë port u kapën 34 tonë kokainë, që përbënin 80% të gjithë drogës së destinuar për tregun gjerman. Pjesa më e madhe e saj u dërgua nëpërmjet rrjeteve kriminale me prejardhje nga Ballkani, ku dominonin ata që flasin gjuhën shqipe.

Në dhjetor të vitit 2024, policia e Malit të Zi arrestoi tre shtetas të saj, të cilët akuzoheshin se gjashtë vite më parë kishin tentuar të trafikojnë kokainë përmes portit të Hamburgut. Sasia ishte nisur nga porti brazilian Santos, e fshehur në një ngarkesë me sheqer që duhej të shkarkohej në Marok. Por kokaina mbeti në anije dhe u zbulua nga autoritetet gjermane në Hamburg. Njëri nga të arrestuarit, Mladen Raduloviq, ishte ndaluar më parë në Gjermani, por u lirua për shkak të një gabimi procedurial.

Po ashtu, në nëntor të vitit 2024, autoritetet shqiptare ekstraduan drejt Gjermanisë Princ Dobroshin, një shtetas nga Kosova i akuzuar për organizimin e të paktën 11 operacioneve të mëdha trafiku, që përfshinin rreth 10 tonë kokainë. Sipas hetimeve të gazetës gjermane Die Zeit, Dobroshi dyshohet të jetë një ndër figurat kryesore të këtij trafiku transnacional.

Qendra.INFO thekson se roli i këtyre rrjeteve kriminale ballkanike në trafikun e kokainës nëpërmjet portit të Hamburgut mbetet ende i nënvlerësuar publikisht, ndonëse ndikimi dhe strukturimi i tyre ndërkombëtar është thellësisht i rrezikshëm për sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Related

Previous Post

“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

Next Post

Ministri rus i Transportit, i shkarkuar nga Putin, gjendet i vdekur me plumb në makinë

Next Post
Ministri rus i Transportit, i shkarkuar nga Putin, gjendet i vdekur me plumb në makinë

Ministri rus i Transportit, i shkarkuar nga Putin, gjendet i vdekur me plumb në makinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.