Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/04/2026
in Category
0
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e naftës këto ditë janë rritur dhe, sipas qytetarëve, kjo po bëhet e papërballueshme. Ata kërkojnë stabilizim të menjëhershëm të çmimeve, duke theksuar se rritjet po e rëndojnë jetesën e përditshme.

Disa qytetarë e lidhin situatën me krizën globale dhe pasojat e luftës në Iran.

Nysret Sopaj thotë se rritja e çmimeve ka prekur të gjitha produktet bazë, por qytetarët po detyrohen t’i përballojnë ato.

“Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet janë të larta, por po duhet t’i përballojmë si mundemi. Po e përballojmë me pension”, tha Sopaj.

Edhe Shemsi Haliti e cilëson situatën si të papërballueshme, duke e vendosur përgjegjësinë te institucionet.

“Vështirë të përballohet, por disi njeriu po duhet të bëjë zgjidhje. Edhe kur nuk ke shtet, të gjitha këto ndodhin si pasojë e mungesës së kontrollit”, tha Haliti.

Ngjashëm mendon edhe Qazim Reçica, i cili thotë se situata ka dalë jashtë çdo norme.

“Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë… kjo është katastrofale për gjendjen ku gjendemi. Thuajse 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë”, u shpreh ai.

Ndërsa Mirsad Krasniqi apelon për kujdes më të madh në shpenzime.

“Duhet t’i ulim shpenzimet, të përdorim më pak vetura, të shfrytëzojmë transportin publik…”, tha Krasniqi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës të dielën (12 prill) ishte 1.84 euro për litër, benzina 1.44 euro, ndërsa gazi 0.89 euro.

Related

Previous Post

Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Next Post

Brenda 24 orëve në Kosovë: 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime.

Next Post
Brenda 24 orëve në Kosovë: 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime.

Brenda 24 orëve në Kosovë: 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.