Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

KEDS: Kurseni sepse cmimi i megavatit ka shkuar mbi 400 euro

Përmes një komunikate KEDS njofton se ditëve të fundit në berzat rajonale, çmimi i energjisë elektrike i kohës së pikut ka arritur mbi 400 euro për megavat/orë.

rinor_post by rinor_post
05/12/2022
in Ballina
0
Furnizimi me energji, shpresa tek tregu regjional
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas KEDS kjo paraqet rritje gati 100 për qind në krahasim me çmimin prej rreth 250 eurosh sa ishte një javë më herët.

“Ky trend vazhdimisht i rritjes kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike që po vjen bashkë me ftohjen e motit, sipas parashikimeve të ekspertëve të tregut të elektroenergjetikës, me gjasë do të jetë akoma më i lartë gjatë ditëve e javëve në vijim”, thuhet në komunikatë. 

Nga KEDS thonë se konsumi i energjisë elektrike në Kosovë, së fundi ka arritur në mbi 1100 megavat/orë, për çka nevojitet që një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike të importohet me qëllim të përmbushjes së kërkesës.

“Gjendja emergjente në të cilën ndodhemi për shkak të krizës energjetike po bëhet akoma më alarmante për shkak të ngarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend-konsumit të madh të energjisë elektrike dhe të çmimeve të papërballueshme të saj në berzën ndërkombëtare’, thuhet tutje.

“KEDS/KESCO ka realizuar një sërë fushatash ndërgjegjësimi, përmes së cilave u kanë bërë dhe vazhdojnë t’u bëjnë thirrje konsumatorëve që të kursejnë sa më shumë energji elektrike, sidomos në ngrohje-të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e  jo me energji elektrike. Të kursejmë të gjithë në maksimum që të kemi një sistem dhe furnizim të qëndrueshëm elektroenergjetik, në mënyrë që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Related

Previous Post

Ligji i Pagave, paralajmërohen sërish protesta – kërkohet reflektim nga Qeveria

Next Post

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb

Next Post
Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës fillon hetimet ndaj Telekomit serb

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.