Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KEDS me konferencë urgjente më 1 prill për njehsorët

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/03/2026
in Category
0
KEDS me konferencë urgjente më 1 prill për njehsorët
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media lidhur me çështjen e fundit të ngritur në opinion publik për njehsorët elektrikë, temë kjo e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet të martën, më 1 prill, në zyrat qendrore të KEDS-it, duke filluar nga ora 15:00.

“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë nga afër qëndrimet dhe sqarimet zyrtare lidhur me këtë çështje. KEDS mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, përfaqësues të LDK-së kanë ngritur shqetësime për mënyrën e faturimit të energjisë elektrike. Visar Azemi, në disa konferenca për media, ka deklaruar se qytetarët po përballen me keqllogaritje të konsumit të energjisë në njehsorët elektrikë.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të situatës.

Related

Previous Post

Nuk ka vendim për rrymën para 1 prillit

Next Post

DASH publikon listën e vendeve më të rrezikshme: ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria?

Next Post
DASH publikon listën e vendeve më të rrezikshme: ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria?

DASH publikon listën e vendeve më të rrezikshme: ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.