Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kelmendi: Çeku nuk e refuzoi debatin, por duket se VV po vendos për veprimet e tij

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Kelmendi: Çeku nuk e refuzoi debatin, por duket se VV po vendos për veprimet e tij
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Moderatori i emisionit Rubikon ka reaguar në lidhje me refuzimin e kandidatit të VV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeko ku tha se as ai e as dikush nga ekipi i tij nuk i ka bërë ftesë partisë “Vetëvendosje!” për ta dërguar ndonjë kandidat të kësaj partie për kryetar komunash në studio, përcjell Gazeta Metro.

Kelmendi bëri të ditur se Çeko i është përgjigjur atij duke i thënë se një zyrtar nga ekipi i tij do ta kontaktojë lidhur me ftesën.

“Z. Çeko, duke më falënderuar për ftesën, me shkrim, më është përgjigjur me shumë mirësjellje se një zyrtar nga ekipi i tij do të më kontaktojë lidhur me ftesën. Për hir të konfidencialitetit profesional unë nuk do të zbuloj bisedat me dy përfaqësues të ekipit të kandidatit të LVV-së për Prishtinën, z. Çeko. Ajo që mund të zbuloj, tash për tash, është se kam zhvilluar një takim me një të dërguar të z. Çeko në zyrën time në Klan Kosova, si dhe dy biseda telefonike me një përfaqësues tjetër të tij (e dyta telefonatë – sot paradite)”, shkroi Kelmendi.

Tutje, ai e konfirmoi përtej çdo dyshimi se as Çeko dhe as dy përfaqësuesit e tij nuk i kanë thënë asnjëherë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës nuk do të vijë në Rubikon.

Ndëkraq, ai njoftoi se të hënën, prej orës 21:00, do të mbahet debati i parë ballafaques i kandidatëve, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Përparim Rama (LDK), Uran Ismaili (PDK), Bekë Berisha (AAK) dhe Besa Shahini (PSD)./gazetametro.net

Related

Previous Post

Macron paralajmëron: Evropianët do të pengojnë anijet e flotës ruse në hije në ujërat e tyre

Next Post

Zbardhet aktiviteti i katër grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 2 ton drogë

Next Post
Zbardhet aktiviteti i katër grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 2 ton drogë

Zbardhet aktiviteti i katër grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 2 ton drogë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.