Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Këngetari Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/10/2025
in Lajme
0
Këngetari Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Big Brother VIP Kosova që nga edicioni i parë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anembanë botës.

Ky spektakël gjigant, që ka mbledhur në një shtëpi emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, medias dhe sportit, ka sjellë për publikun emocione të forta, lot, surpriza, tension, dhimbje e gëzim.

Çdo edicion ka krijuar histori të veçanta, miqësi, përplasje e momente që janë komentuar gjatë në rrjete sociale dhe media. Jo rastësisht, Big Brother VIP Kosova mbetet një nga formatet më të ndjekura dhe më të kërkuara nga publiku shqiptar.

Interesimi për të qenë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend është më i madh se kurrë, duke pasur parasysh ndikimin dhe famën që ky spektakël sjell për konkurrentët e tij.

Së fundmi, diçka e pazakontë është paralajmëruar të ndodhë.

Këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, ka bërë të ditur se po planifikon të organizojë një protestë, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Në Facebook, ai ka ftuar ndjekësit e tij të jenë pjesë e protestës e cila, sipas tij, do të mbahet nesër në ora 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.

Kjo thirrje e tij ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të ironizojnë me situatën, pasi siç shkruhet në shumë komente, ai ka shumë për të thënë.

Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, në rrjete sociale tashmë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë të personazheve publike që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend./Klan.Ks

Related

Previous Post

Liburn Aliu falënderon kryeministrin Rama për besimin pas emërimit në krye të Portit të Durrësit

Next Post

Vladimir Putin, lule, çokollata dhe mesazhe në letër për të dërguarën e Donald Trump

Next Post
Vladimir Putin, lule, çokollata dhe mesazhe në letër për të dërguarën e Donald Trump

Vladimir Putin, lule, çokollata dhe mesazhe në letër për të dërguarën e Donald Trump

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.