Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

‘Kërkohet ndihma e presidentes Osmani’ – Kuvendi del me njoftim pas ndërprerjes së seancës konstituive

Valon Arifi by Valon Arifi
15/04/2025
in Lajme
0
‘Kërkohet ndihma e presidentes Osmani’ – Kuvendi del me njoftim pas ndërprerjes së seancës konstituive
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, për hapa të mëtejmë pas ndërprerjes së seancës konstituive të së martës.

Në një njoftim, Kuvendi tregon ecurinë e seancës konstituive dhe mungesën e kuorumit për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Njoftimi i plotë:

Nga punimet e seancës konstituive

Konform vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë për konstituimin e Legjislaturës së Nëntë.

Seanca nisi punimet nën drejtimin e deputetit më të vjetër të legjislaturës, Avni Dehari (VV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.

Kryesuesi i seancës, Dehari, fillimisht uroi deputetët për mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve gjatë këtij mandati, si dhe përshëndeti ambasadorët dhe mysafirët e tjerë të pranishëm, duke proceduar më pas me rendin e ditës.

Në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë politike propozuan nga një anëtar të këtij komisioni, i cili mori mbështetjen e Kuvendit.

Pas mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raportin e të këtij komisioni e paraqiti deputeti Artan Abrashi, sipas të cilit ky raport në komision ka kaluar me shumicë votash.

Pas prezantimit të raportit, kryesuesi Dehari e hodhi në votim atë. Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve për miratim. Kështu, për raportin votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër, ndërsa 11 abstenuan.

Në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të subjekteve politike, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë./Periskopi/

Related

Previous Post

ZRRE miraton rritjen e tarifave të energjisë elektrike: Rritje prej 16% për të gjitha kategoritë

Next Post

”Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes”

Next Post
”Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes”

”Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.